Shumë yje të Hollywood-it kanë rrëfyer nëpër intervista skenat më të vështira (sidomos ato erotiket) që iu është dashur të bëjnë dhe si i kanë përfunduar me sukses ato.
Aktorja e njohur, Margot Robbie ka folur së fundmi në një intervistë për ‘The New York Times’, duke rikujtuar një skenë shumë specifike, një nga të parat që ka xhiruar.
Robbie pati shansin të luante pranë Leonardo DiCaprio , i cili mban një CV filmi mjaft mbresëlënëse dhe provoja të shumta në skena të nxehta. Filmi në fjalë ishte sigurisht ‘The Wolf of Wall Street’.
“Kam pirë tre tekila dhe më pas i hoqa rrobat dhe e bëra skenën, dhe isha mirë. Kjo më ndihmoi të mos më dridheshin duart dhe më dha pak besim,”tha Robbie .
Skena ku shfaqej Robbie kërkonte që ajo të luante personazhin krejtësisht të zhveshur. Dhe megjithëse regjisorët i dhanë mundësinë për të filmuar me një fustan, ajo donte ta bënte atë sa më natyrale.
Ai guxim dhe profesionalizëm me të cilin ka vepruar Robbie është ajo që sot e pozicionon atë si një aktore shumë të vlerësuar.