Moderatorja Dojna Mema, e cila është në muajin e fundit të pritjes së ëmëbë, ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjeëksit e saj.
Gjatë një bisede viruale, ndjekësit kureshtarë të dinin se kur do të rikthehet Dojna sërish në ekran pas lindjes së djalit. Ajo zbuloi se dëshiron do të rikthehet shumë shpejt, pasi puna që bën e lumturon. Sipas saj një grua e përmbushur dhe e lumtur do të rrisë fëmijë të lumtur.
“Fakti që bëhem nënë nuk mendoj së do të më privojë nga të qenurit grua me dëshira, pikësynime dhe profesionin e saj. Për mua është fëmija i parë dhe se di si do të përballem, por në këtë moment e mendoj që do të kthehem shpejt. Unë e dua dhe më lumturon puna që bëj. Rrjedhimisht një mami e lumtur ka fëmijë të lumtur”, shkruan ajo në Instastory.
Dojna dhe partneri i saj Vlashenti do të bëhen së shpejti prindër të një djali. “Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi Minecraft, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!” – shkroi Dojna disa javë më parë në videon ku zbuluan gjininë e bebit. Moderatorja zgjodhi ta bëjë publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në fillim të këtij viti, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.
Disa muaj më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.