Komentet për shtimin në peshë, Selena Gomez poston videon pa filtra me një mesazh të rëndësishëm

Selena Gomez po ndihet e sigurt me trupin e saj!

Ylli i ‘The Only Murders in the Building’ mori një moment gjatë pushimeve për të ndarë mendimet e saj mbi rëndësinë e komenteve pozitive ndaj trupit në një video në TikTok. Në video, Selena mund të shihet e veshur me bikini një-pjesëshe, teksa sinkronizon buzët me një audio virale të aplikacionit duke shijuar diellin.

Audioja që përdori Selena fillon me një grua që i thotë një tjetre të “tërheqë barkun”, një referencë për ta bërë barkun e saj të duket më i vogël në mënyrë që të duket më e hollë. Pasi dëgjoi sugjerimin, Selena më pas shikon në kamerë dhe imiton përgjigjen e gruas së dytë, duke thënë: “Unë nuk po e tërkeq. Barku i vërtetë po kthehet sërish. Mirë?”, referuar standardeve joreale të bukurisë në mediat sociale.

Dhe duket sikur shumë nga fansat e saj janë dakord me idenë. Një fans komentoi: “Nuk e kupton se sa shumë na ndihmon kjo video ne vajzat e reja! Faleminderit !!”

Një tjetër shtoi, “Të ndihesh e sigurt dhe të jesh rehat në lëkurën tënde është ajo që të bën të bukur. Duaje këtë.”

 

Kohët e fundit Selena është komentuar shumë për shtimin në peshë. Por disa herë ajo ka deklaruar se ndihet rehat me trupin e saj dhe nuk ngurron të postojë foto e video reale pa efekte.

@selenagomezVaca self

♬ original sound – unwinewithtashak

Komentet për shtimin në peshë, Selena Gomez poston videon pa filtra me një mesazh të rëndësishëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook