Dua Lipa dhe stili i saj unik- Çfarë ka veshur ylli botëror ndër vite në ‘Sunny Hill Festival’?

Nga veshjet e ‘street style’ të frymëzuar nga Y2K deri te Versace, Dua Lipa është cilësuar gjithmonë si një nga të famshmet e veshura më bukur në botë. Ajo gjithmonë di të ‘servirë’ veshje mbresëlënëse në skenë dhe jashtë saj. Që prej fillimeve të saj 26-vjeçarja është bërë një fytyrë e njohur në botën e modës.

Veshjet e saj nuk dështojnë asnjëherë të bëjnë Internetin të flasë dhe të kthehen në shembuj për shumëkënd. Nga ‘Grammy’ te ‘Met Gala, ‘Brit Awards’ deri te pasarelat e ‘Javës së Modës’, Dua e ka vërtetuar gjithmonë se është një ikonë mode. Por le të hedhim një vështrim te veshjet e saj në tre edicionet e ‘Sunny Hill Festival’.

2018

Në konferencën për shtyp të 2018 Dua u shfaq e veshur shumë elegante me një fustan blu të errët të gjatë dhe një palë sandale të zeza.

Gjatë mbërritjes në Prishtinë ajo u fotografua duke zbritur nga avioni me një fustan të shkurtër xhins të bardhë që e kishte kombinuar me një palë çizme rozë.

Për performancën e saj në skenë atë vit, Dua u vesh kuq e zi. Sigurisht jo rastësisht por për shkak të ngjyrave të flamurit shqiptar. Ylli i muzikës ndërkombëtare kishte veshur një korse të kuqe me rripa kombinuar me një palë pantallona të zeza të gjëra. Pantallonat përmbanin xhepa, rripa dhe dy të çara në pjesët anësore që e bënin veshjen e saj edhe më unike.

2019

Në konferencën për shtyp të këtij viti Dua veshi një fustan të zi të gjatë me rripa. Fustani përmbante një të çarë në njërën këmbë që i shtonte më shumë finesën.

Në prapaskenë në 2019 Dua, pasi atë vit ajo nuk performoi, ktheu gjithë sytë nga ajo me stilin unik. Ajo u shfaq me ‘street style’ në netët kur u organizua festivali.

Në një njërën prej tyre ajo kishte veshur një palë pantallona të gjera ngjyrë gurëkali dhe një crop-top të verdhë me lule lejla dhe rozë.

Në një natë tjetër 26-vjeçarja kishte veshur xhinsa dhe një bluzë stil korse gri duke u kombinuar me të dashurin e asaj kohe Anwar Hadid.

Në natën e tretë ajo veshi një fustan të bardhë me pika të zeza.

2022

Dua Lipa u rikthye me ‘Sunny Hill Festival’ këtë vit pas dy vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë. Në konferencën për shtyp ajo u shfaq e veshur me një këmishë të gjatë të bardhë me vija të gjata dhe një palë çizme të bardha.

Ndërkohë gjatë performancës së saj ajo u shfaq e veshur e gjitha në rozë: fund, crop top, gjysmëçizme dhe doreza.

 

LEXO EDHEKu është Dua Lipa nuk ka yll që shkëlqen më shumë! 15 rastet kur shqiptarja magjepsi me stilin e saj në tapetin e kuq

Dua Lipa dhe stili i saj unik- Çfarë ka veshur ylli botëror ndër vite në ‘Sunny Hill Festival’?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook