Zbardhet dosja/ “Përse më përgojon se shkoj me meshkuj të tjerë?”, autori rrëfen krimin në Kozare: I kërkova Fatimes të më kthente borxhin. E kapa në fyt me…

Fetah Marra

Zbardhet dosja hetimore e vrasjes në Kozarë të Kuçovës, ku fqinji vrau 63-vjeçaren Fatime Suli. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 janarit të këtij viti në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen hetimore të prokurorisë, e cila ka çuar për gjykim autorin, Fetah Marra.

“Ditën e djeshme, rreth orës 10:00 paradite doli me bagëtitë te tokat e tij në fshatin Havaleas. Teksa kullosja dhitë pa në një shesh afër një kulle nafte se ishte dhe shtetasja Fatime Suli. Fatimja po mblidhte penj që përdoren për të lidhur domatet e serave. Po ashtu afër Fatimes ishte dhe një karroce dore që ajo e mbanë për të transportuar penjtë që mblidhte dhe t’i çonte në shtëpi. E pyetu se si ishte por ajo nuk i ktheu përgjigje. Më pas i kërkoi që t’i kthente përgjigje. Ajo më pas i ka thënë; çfarë do. Pas këtyre fjalëve i ka thënë që duhej t’i jepte lekët që i kishte, por ajo i ka thënë se nuk ia jepte. Më pas ajo i ka thënë se përse e përgojonte, sikur shkonte me burrat e tjerë. Shtetasi Fetah Mara i ka thënë që nuk e ka përgojuar, por i ka kërkuar që t’i kthente ato që i kishte. Por ajo ka refuzuar duke i thënë që nuk kishte për t’i dhënë. Pasi i ka marrë penjtë me forcë nga dora i ka thënë; ik merr lekët. Penjtë ia ka hedhur në tokë dhe ndërkohë Fatimja i ka marrë dhe i ka thënë që të largohej. Më pas ajo ma marrë një plis dheu dhe e ka goditur në shpatullën e majtë. Më pas ka marrë një gur dhe e ka kërcënuar duke i thënë që do ta godiste. Ia ka marrë gurin nga dora me forcë dhe e ka hedhur në tokë. Ajo përsëri i ka marrë dhe i ka thënë që do ta godiste. Në këtë kohë e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë, por Fatimja ka marrë përsëri gurin dhe i ka thënë që do e godiste. Në këtë kohë ia ka rrëmbyer gurin nga dora dhe me parakrahun e tij e ka kapur nga mbrapa duke ia vendosur në fyt dhe po e mbante të shtrënguar. Ajo i ka thënë që do e lëshonte, pasi do të njoftonte policinë. Duke qenë se ishte i dehur, deklaron shtetasi Fetah Marra, nuk mban mend se çfarë ka ndodhur më pas, por papritur ka parë që Fatimja u këput që në këmbë. Ajo u bë dyllë e verdhë dhe e vuri re që ndërroi jetë. Më pas e ka tërhequr zvarrë nga shpatullat dhe e ka e vendosur te një ulluk i vogël, jo shumë larg nga vendi që e mbyti. Aty e ka mbuluar me ca mbeturina domatesh të shkulura dhe copa penjsh që gjeti aty rastësisht. “, thuhet në dosjen hetimore.

NGJARJA

63-vjeçarja Fatime Suli u gjet e vdekur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

Zbardhet dosja/ “Përse më përgojon se shkoj me meshkuj të tjerë?”, autori rrëfen krimin në Kozare: I kërkova Fatimes të më kthente borxhin. E kapa në fyt me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook