Kuvendi i 30 prillit/ Lubonja: Vështirë se Berisha sjell frymë demokratike, PD duhet të emancipohet. Zheji: Doktori foli për rikthimin, të tjerët vetëm akuza

Lubonja Ok

Kuvendi i të shtunës i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit me 30 prill ishte në qendër të debatit në emisionin “Pikat mbi I” në News24.

Analisti Artur Zheji u shpreh se çështja nuk është e Basha e Berisha, por tek ai Kuvend ku Berisha vetëm foli për një rikthim të tij, gjë që e ka pohuar që në fillim të Foltoreve ndërsa të tjerët vetëm hodhën akuza.

Sipas Fatos Lubonjës edhe pse Berisha është e vështirë të sjellë frymë demokratike ai krijon më shumë besueshmëri se do të bëjë opozitë në Shqipëri.

Pse kjo opozitë është më e besueshme. Sipas sondazheve nuk ka më shumë se 20% shanse, ka entuziasëm. Basha është një njeri që ka bërë 1 mijë e një gabime, por cështja është tek Kuvendi. Ndërkohë në krye kishim një zotëri që që kur bëri Foltoren e parë tha se do bëhem unë kryetari. Kjo i bën më skeptikë. Doktori do forcën që buron nga ky Kuvend. Kjo është drama brenda atij Kuvendi. Asnjë person në atë Kuvend nuk solli një projekt, plan për të ardhmen e PD-së. Berisha foli për rikthimin, të tjerët vetëm akuza”- tha Zheji.

“Berisha ky është. Vështirë se Berisha sjell frymë demokratike. Fakti që mbledh këtë Kuvend e fitoi zgjedhjet në 6 mars brenda militanteve të PD ky nuk është thjesht se është lider historik por është se jep besueshmërinë më të madhe se do të bëjë opozitë. Berisha kë mëkatet e veta që nuk ka arritur që t’i bashkojë këta si të barabartë. Duhet një emancipim i partisë.”-tha Lubonja.

Kuvendi i 30 prillit/ Lubonja: Vështirë se Berisha sjell frymë demokratike, PD duhet të emancipohet. Zheji: Doktori foli për rikthimin, të tjerët vetëm akuza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook