Ilary Blasi ka ide të qarta… shumë të qarta. Pasi bëri një pushim të merituar, fillimisht në Tanzani dhe më pas në Sabaudia, ajo po risistemon jetën e saj dhe po planifikon të bëjë një pushim nga puna para se të kthehet në krye të edicionit të ardhshëm të ‘L’isola dei famosi’. Ajo po mendon një vit shkëputje në mënyrë qëvëmendja e mediave të largohet nga jeta e saj private, pas ndarjes nga bashkëshorti Francesco Totti.
View this post on Instagram
Velina dhe futbollisti: ata ishin çifti i artë i viteve 2000, një pikë referimi që i bëri njerëzit të besonin në përrallë. Të bukur, të suksesshëm dhe të talentuar: gjithmonë të buzëqeshur, të thjeshtë dhe të dobishëm, ata kanë pushtuar vërtetë zemrat e italianëve(dhe më gjerë).
Ndarja e tyre, pas 17 vitesh martesë, e shpallur me dy deklarata të ndara me disa orë diferencë, është kthyer në lajmin e verës, super thashethemet për të cilat publiku nuk lodhet së foluri.
Por tashmë prezantuesja 41-vjeçare kërkon vetëm pak privatësi, larg vëmendjes, të paktën sipas ‘The Pipol Gossip’.
Artikuj të tjerë që mund t’ju interesojnë:
– Vajza i zbuloi tradhtinë? Një tjetër teori rreth divorcit të Francesco Totti-t qarkullon me shpejtësi
–U tha se ka nisur bashkëjetesën me të dashurën e re, çfarë po ndodh me jetën e Francesco Tottit pas ndarjes
–Tradhti pas tradhtie/ Ilary Blasi ia kthen me të njëjtën monedhë Francesco Tottit me ishin e Belen Rodriguez
– FOTO/ E ndoqi deri në Tiranë, zbulohen prapaskenat me bionden që i mori zemrën Tottit