E keni parë çantën e fundit të Kim Kardashian. Nëse jo: ja ku e keni.
Po, është çantë nuk është një qese mbeturinash. Thjesht një surprizë tjetër e ‘Balenciagës’.
Prezantimi i koleksionit ‘Dimër 2022’ i shtëpisë prestigjoze të modës shfaqja ishte një përvojë e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse, pasi modelet iu nënshtruan kushteve të ngrirjes brenda një makinerie dëbore e cila ishte e mbrojtur me xham, duke i ndarë të ftuarit nga modelet, ndërsa artikulonte vizualisht se si ndihej Demna të ikte nga vendi i tij, Gjeorgjia, dhe në mënyrë të ngjashme, se si familjet në Ukrainë po ikin aktualisht nga lufta. Dhe përveç të gjithave, kishte shumë momente kur të ftuarit mbetën të çuditur – siç ishte qeska e plehrave në duart e modeleve në pasarelë.
“Nuk mund të humbisja një rast për të bërë qesen e plehrave më të shtrenjtë në botë, sepse kujt nuk i pëlqen një skandal i modës?” tha Demna për WWD.
Në të vërtetë, stilisti ka bërë pikërisht këtë gjë, pasi një qese plehrash është shndërruar në një çantë luksoze të bërë nga lëkura e viçit. Çanta vjen në katër ngjyra: e zezë, e bardhë dhe e kuqe, blu dhe e zezë, ose e verdhë dhe e zezë.
Ah dhe një detaji tjetër, kjo çantë kushton 1,400 € …