Heroi i finales, Tibo Kurtua: Sot anglezët donin të më ulnin, por ndodhi e kundërta

Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua  duke folur për mediat angleze pas ndeshjes ndaj Liverpulit 1-0, ku spanjollët triumfuan për herë të 14-të n Champions League ka theksuar se “dje në konferencën për shtyp thashë se kur Madridi luan në finale ata fitojnë gjithmonë. Unë isha në anën e mirë të historisë.

KURTUA2

Pashë shumë postime në Twitter që donin të ulnin, por ndodhi e kundërta. Sot më duhej të fitoja një finale për karrierën time, për të gjithë punën e vështirë për të respektuar emrin tim pasi nuk mendoj se kam respekt të mjaftueshëm, veçanërisht në Angli. Pashë shumë kritika edhe pas një sezoni të mrekullueshëm.

Jam vërtet krenar për ekipin. Kur duhej të isha atje, isha atje për ekipin. Ne mundëm disa klube më të mira në botë. Siti dhe Liverpul ishin të pabesueshëm këtë sezon. Ata luftuan deri në fund në Premier League, Liverpul fitoi dy kupa dhe ata ishin vërtet të fortë. Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme sot. Ne patëm një rast dhe e shënuam”, u shpreh Kurtua.

Arena e Lajmit


Loading…

Heroi i finales, Tibo Kurtua: Sot anglezët donin të më ulnin, por ndodhi e kundërta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook