Real Madrid ka fituar sot për herë të 14 Ligën e Kampioneve, duke e kthyer në një hegjemoni të plotë triumfin në këtë kompeticion. Ekipi spanjoll konfirmohet si superfuqia e vërtetë e turneut duke arritur shifra që do të jenë të pakapshme për skuadra të tjera për dekada të tëra.
Në fakt, numri 14 i trofeve të fituar është sa dyfishi i skuadrës që e ndjek në vendin e dytë, Milani, i cili pavarësisht se vlerësohet si shumë i suksesshëm në këtë turne, ka vetëm 7 trofe, që duken pak në krahasim me ato të madrilenëve.
Vendi i tretë i përket Liverpulit, që ka 6 trofe, po aq sa Bajerni, për t’u ndjekur nga Barcelona me 5, Ajaksi me 4 apo Interi me Mançester Junajtid me 3.
Arena e Lajmit
Loading…