Pas akuzave për abuzim seksual, James Franco rikthehet fuqishëm në Hollywood! Aktori merr rolin e Fidel Castros në filmin e ri

James Franco është “El Comandante” i ri!

Aktori, i cili u përfshi në një skandal ku u akuzua për sulm seksual, po kërkon të bëjë bujë në Hollywood duke marrë rolin e Fidel Castros, ish-udhëheqësit komunist të Kubës.

Përfshirja në filmin “Alina of Kuba” shënon një nga rolet e para të mëdha në vite për fituesin e Golden Globe, karriera e të cilit ra kur u akuzua për sjelljetë pahijshme dhe ngacmim seksual nga pesë gra në vitin 2018.

Filmi biografik, i drejtuar nga Miguel Bardem, do të dokumentojë jetën e Alina Fernandez, vajzës së Castro-s në mërgim, e cila nuk e dinte se ishte fëmija i diktatorit deri në moshën 10-vjeçare.

Në një intervistë me Deadline , producentët e filmit pretenduan se e bindën Franco-n që të merrte rolin. Ekzekutivët shtuan se donin që Castro të luhej nga dikush “i cili ka një ngjashmëri fizike me atë të vërtetin”.

“Për të arritur një pamje kaq të ashpër, ne përdorëm heraldikën e lashtë galike të Fidel Castros si busullën tonë qendrore dhe më pas kërkuam të gjithë radhët e aktorëve me rrënjë latine në Hollyëood për të gjetur dikë që ka një strukturë të ngjashme të fytyrës,”- tha  producenti John Martinez O’Felan.

Zgjedhja me siguri do të shkaktojë reagime, duke pasur parasysh tërheqjen e fundit të aktorit të “127 Hours” nga qendra e vëmendjes dhe nga rolet në filma.

Në qershor 2021, Franco përfundoi një padi për sjellje të pahijshme seksuale për 2.2 milionë dollarë pasi ai dhe partneri i biznesit Vince Jolivette u akuzuan për përfshirje “në sjellje të papërshtatshme seksuale ndaj studenteve femra duke seksualizuar fuqinë e tyre si mësuese dhe punëdhënës dhe duke ua kërkuar favore për mundësinë për rolet në projektet e tyre” në shkollën e aktrimit që dyshja vepronte dikur.

Përveç akuzës për sjellje të pahijshme seksuale nga pesë gra në vitin 2018, regjisori i “Disaster Artist” më parë ishte bërë qendër e mediave edhe për përpjekjen për të organizuar një takim me një vajzë 17-vjeçare në një hotel në Nju Jork në vitin 2014. Pas shpërthimit të skandalit, Franco pranoi se mesazhet ishin legjitime dhe kërkoi falje, duke thënë se ishte “i zënë ngushtë” dhe “kishte përdorur gjykim të keq”.

Rikthimi i aktorit të “The Interview” përfshin gjithashtu rolin e tij të ri në dramën e Bille August të pas Luftës së Dytë Botërore “Me, You”, të cilën ai e njoftoi muajin e kaluar.

Pas akuzave për abuzim seksual, James Franco rikthehet fuqishëm në Hollywood! Aktori merr rolin e Fidel Castros në filmin e ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook