VIDEO/ Babë e bir kapen në flagrancë duke kultivuar kanabis në një parcelë në  Orosh të Mirditës (EMRAT)

Httrht

Policia e Mirditës ka zhvilluar kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë e operacionit janë vënë në pranga babë e bir, Bardhok dhe Armando Lleshi nga fshati Blinisht, pasi janë kapur në flagrancë duke kultivuar rreth 200 bimë kanabisi në një parcelë të hapur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet një tjetër operacion antikanabis, i koduar “Continues”. Gjenden dhe asgjësohen me anë të djegies, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, për dy shtetas që kishin kultivuar bimë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Continues”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Blinisht, njësia administrative Orosh, rrethi Mirditë, konkretisht në vendin e quajtur “Përroi i Seftes”, në ambient të hapur, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve, shtetasit B. Ll., 49 vjeç dhe A. Ll., 20 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Blinisht, Mirditë, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

VIDEO/ Babë e bir kapen në flagrancë duke kultivuar kanabis në një parcelë në  Orosh të Mirditës (EMRAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook