Selena Gomez dhe producenti italian fotografohen në momente intime, ç’po ndodh mes tyre?

Selena Gomez u fotografua në momente shumë të afërta me producentin italian të filmave Andrea Iervolino teksa ndodheshin në një jaht në Positano të Italisë.

Iervolino, 34 vjeç, u pa duke u mbajtur nga këmbët e 30-vjeçares ndërsa ajo i varte këmbët në ujë ndërsa ishte ulur në buzë të jahtit.Iervolino dukej se po e tërhiqte nga këmbët Selenën në mënyrë që ta hidhte atë në oqean. Ajo dukej se e shijonte vëmendjen dhe buzëqeshte kur ai e prekte. Në një moment tjetër, Gomez u pa duke u hedhur në ujë, duke spërkatur Iervolinon ndërsa ai zgjati krahët për ta kapur atë.

Dyshja u panë gjithashtu teksa ishin ulur krah për krah në jaht ndërsa shijonin një vakt me miqtë e tjerë në një tavolinë. Ylli i “Only Murders in the Building”, e cili gjithashtu u pa duke bërë ski me një shoqe, kishte veshur rrobabanje të zeza dhe seksi që i nxirrnin në pah të pasmet e saj.

Iervolino, i cili më parë ishte parë me Gomez në korrik 2019, është i njohur për prodhimin e filmave si “Waiting for the Barbarians” dhe “The Humbling”. Ai gjithashtu bashkëprodhoi “In Dubious Battle”, në të cilin luajti Selena.

 

Këto foto të Gomez vijnë vetëm disa javë pasi gjyshja e saj zbuloi një detaj mbi jetën e saj në një video qëyYlli shpërndau në TikTok.

 

Këngëtarja e “Who Says” postoi një video në TikTok ndërsa bënte një tutorial grimi me produktet e saj të ‘Rare Beauty’. Në videon, e cila u postua në llogarinë e saj, Selena fillon të bëjë buzëkuqin teksa një zë jashtë kamerës pyeti: “Pra, si i dhe fund me atë djalin?”. E kujdesshme që të mos i shpërndante sekretet e saj para njerëzve, ajo u përgjigj: “Uhh, do të të tregoj për një sekondë”. Selena më pas u përpoq të vazhdonte videon por nuk e arriti dot ta përfundonte për shkak të të qeshurës. Teksa shpërndau videon me ndjekësit, ajo shkroi: “Nuk kam fjalë”.

Gomez zakonisht e mban jetën e saj romantike hermetike. Ajo ka qenë në lidhje me Justin Bieber, i cili tani është i martuar me Hailey Bieber, për shtatë vjet deri në ndarjen e tyre përfundimtare në 2018. Ajo gjithashtu ka shijuar një romancë me The Weeknd, por ata u ndanë në tetor 2017 pas 10 muajsh së bashku. Gomez ka qenë e lidhur me Zedd, Niall Horan dhe Nick Jonas.

Selena Gomez dhe producenti italian fotografohen në momente intime, ç’po ndodh mes tyre?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook