Çfarë mendon Hillary Clinton për romancën e Huma Abedin me Bradley Cooper?

Hillary Clinton është e kënaqur që ndihmësja e saj kryesore, Huma Abedin, është në një romancë me Bradley Cooper.

Page Six zbuloi muajin e kaluar se Abdein ka nisur një romancë me aktorin, dhe se çifti u prezantuan me njëri-tjetrin nga redaktorja e Vogue, Anna Ëintour

Një burim i tha Page Six se, “Hillary absolutisht e miraton lidhjen me Huma me Bradley. Hillary e sheh Huma-n si një vajzë të dytë dhe i ka dhënë bekimin e lidhjes së tyre.”

Pas gjithë dramës me emailet e Clinton-it dhe ish-bashkëshortit të Abedin, Anthony Weiner, burimi vijoi duke thënë se ish-Zonja e Parë është e lumtur që ndihmësja e saj e besuar po kalon kohë me dikë që sipas saj nuk do të krijojë siklet publik.

“Pas gjithçkaje që ndodhi me emailet e Hillary dhe Anthony Weiner, Hillary po bën shaka duke thënë se është e emocionuar që Huma po takohet me një burrë që nuk është i përfshirë në politikë.”

Burimi shtoi: “Anna Wintour mund t’i ketë krijuar ato, por bekimi i Hillary-t vulosi marrëveshjen.”

Një tjetër burim tha se ata i kanë marrë gjërat ngadalë ndërsa njihen me njëri-tjetrin, ndërkohë Cooper ka qenë i zënë me xhirimet e “Maestro”, filmi biografik i bazuar në jetën e Leonard Bernstein.

Çfarë mendon Hillary Clinton për romancën e Huma Abedin me Bradley Cooper?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook