“Shpjegimi më i thjeshtë në botën e futbollit”, Klop reagon pas humbjes: Problemi me Realin është se kur luan kaq shumë në mbrojtje…

Jurgen Klop nuk e ka cilësuar si diçka anormale humbjen në finalen e Ligës së Kampioneve përballë Real Madrid të Liverpulit të tij. Trajneri i anglezëve komentoi pas sfidës se diferencën e kishte bërë gjuajtja e vetme në rrjetë dhe se Kurtua kishte qenë ai që kishte shpëtuar ekipin spanjoll, teksa nuk kurseu as kritikat për lojtarët e tij.

klop

“Nuk është e pabesueshme, ky është një rezultat normal futbolli. Në kishim më shumë gjuajtje dhe më shumë gjuajtje në portë, por statistika më vendimtare është në krahun e Real Madrid. Ata shënuan një gol dhe ne nuk e bëmë një gjë të tillë. Ky është shpjegimi më i thjeshtë në botën e futbollit. Është e rëndë, por padyshim e respektojmë.

Kur portieri është lojtari i ndeshjes, atëherë diçka po shkon keq në skuadrën tjetër. Kurtua bëri tre pritje të pabesueshme, por mua do të më kishte pëlqyer të krijonim më shumë raste të këtij lloji. Në pjesën e fundit të fushës, disa nga krosimet që bëmë drejt Kurtua nuk kishin shumë kuptim.

Ne deshëm të luanim më shumë rreth formacionit të tyre në pjesën e dytë, problemi është që kur luan kundër Real Madrid dhe ata luajnë aq mbrapa, rreziku i kundërsulmit të tyre është i pamasë. Pashë që bëmë shumë gjëra të mira, por nuk ishte mjaftueshëm. E pranojmë këtë fakt”, tha Klop pas duelit.

Arena e Lajmit


Loading…

“Shpjegimi më i thjeshtë në botën e futbollit”, Klop reagon pas humbjes: Problemi me Realin është se kur luan kaq shumë në mbrojtje…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook