Albin Kurti “injoron” propozimin e Ramës për revistë: Jemi gjysmë ore me vonesë, duhet të nxitojmë…

F9a845d2 2962 4e59 83e8 1e2f8e0a30d6

Ka përfunduar mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa tashmë ministrat pritet që të firmosin marrëveshjet.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri shqiptar, Edi Rama, kërkoi që të botohet një revistë e përvitshme, ku të jepen të gjitha informacionet mbi arritjet e përbashkëta.
Ndërsa nga ana tjetër, kryeministri kosovar, Albin Kurti, u shpreh se janë gjysmë ore me vonesë dhe se duhet të nxitojnë për firmosjen e marrëveshjeve dhe për drekën.

Rama: Të gjithë ata që duan të marrin informacion të detajuar, që ne nuk mund ta japim dot, ta kenë një pikë referimi dhe kështu ne krijojmë edhe një revistë të përbashkët, të përvitshme, me gjithë ecurinë e marrëveshjeve dhe me gjithë ecurinë e bashkëpunimit mes dy qeverive, dhe gjithë volumin e angazhimit mes dy vendeve. Në këtë mënyrë, e kemi revistën si fletore zyrtare të punëve të përbashkëta të dy qeverive. Nëse Albini e aprovon, ne mund ta bëjmë dhe mund të kemi një botim dinjitoz, ku ta ndajmë me publikun e gjerë dhe ata që analizojnë e komentojnë punët tona, se cilët janë faktet e bashkëpunimit.

Albin Kurti: I dashur Edi, unë ju falënderoj të gjithëve nga zemra për punën e deritanishme dhe prezantimet që bëtë sot. Më 10 qershor të këtij viti, kur ishim në Prizren, e diskutuam mbledhjen e përbashkët në Vlorë, dhe e di që kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, është dakord, dhe tani më duhet të pyes dhe kryetarin e Kuvendit tim, dhe besoj që do të jemi të gjithë bashkë më 28 nëntor. Përveçse një shekull, jemi gjysmë ore me vonesë, ndaj duhet të nxitojmë për te nënshkrimi i marrëveshjeve e më pas për te dreka.

Arena e Lajmit

Albin Kurti “injoron” propozimin e Ramës për revistë: Jemi gjysmë ore me vonesë, duhet të nxitojmë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook