VIDEO/ Droni kap mat të riun me armë e municion në Krujë, momenti kur lokalizohet nga policia. E pëson edhe trafikanti i drogës

Arretim

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Krasta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një 24-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, në automjet.

Në vijim të operacionit, falë hetimeve të kryera, është vënë në pranga edhe një 31-vjeçar, pasi kishte kutivuar bimë narkotike.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe ka asgjësuar bimët narkotike që ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe asaj të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjari në automjet, kanë lokalizuar, me anë të dronit, në fshatin Krastë, automjetin që drejtohej nga personi i dyshuar.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në automjetin tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi H. S., 24 vjeç, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të operacionit, si rezultat i veprimeve proaktive, u bë e mundur që në një zonë të pyllëzuar të fshatit Krastë, të zbulohej një sipërfaqje toke në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i kultivimit të tyre, 31-vjeçari K. S., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin H. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Droni kap mat të riun me armë e municion në Krujë, momenti kur lokalizohet nga policia. E pëson edhe trafikanti i drogës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook