EKSKLUZIVE/ Ngriti trofeun e kampionit si kapiten i Tiranës, Hoxhallari: 12 vite super, shpresoj që ekipi që po lë pas të…

Erjon Hoxhallari e mbylli si kampion me Tiranën, duke ngritur në ajër trofeun e titullit të 26-të te bardheblutë. Gjithsesi, për të ishte ndeshja e fundit ajo me Kukësin, si lojtar i Tiranës. Prej kohësh Erjon Hoxhallari ka konfirmuar për “Panorama Sport” se për kapitenin e Tiranës këto ishin ndeshjet e fundit që do të luajë me bardheblutë, sepse do të nisë një aventurë jashtë Shqipërisë.

TIRANA

I rrethuar nga të gjithë tifozët, Hoxha në fillim pranon se po ikën me shijen e kampionit. “Po iki si kampion. Ishte kënaqësi e madhe të dilje kampion si kapiten te Tirana. Besoj që e mbylla me dinjitet. Po largohem si kampion dhe kjo është diçka fantastike”, tha në fillim mbrojtësi.

Kapiteni foli për shokët dhe tifozërinë, teksa pranoi se u uron fat dhe beson se ata mund të shkojnë në fazën e grupeve të Konferencë Ligës. “Jam shumë i gëzuar me këtë festë, me këtë skuadër. Shpresoj që ekipi të ecë në kupat e Europës dhe pse jo të kapë fazën e grupeve”, pohoi më tej ai.

Hoxhallari është pjesë e bardhebluve prej më shumë se një dekade. Ai këtë sezon është edhe kapiteni i skuadrës. Hoxhallari është një nga lojtarët më stabël të skuadrës dhe gjithmonë një nga ata që luan më shumë te Tirana në çdo kampionat.

“Kam 12 vjet që jam pjesë e kësaj skuadre. Gjysmën e jetës. Edhe sot kam emocione sikur të ishte dita e parë. Të vishje këtë bluzë ishte emocion i veçantë”, vazhdoi më tej kapiteni i Tiranës.

Në ceremoninë e trofeut Hoxhallari u paraqit së bashku me familjen dhe me djalin në krah. Pikërisht, për familjen dhe djalin ai ka një dedikim të veçantë. “Titullin ua dedikoj djalit tim dhe familjes sime”, mbylli mbrojtësi i bardhebluve.

Kujtojmë që njëmbëdhjetë sezone dhe 12 vite ka Erjon Hoxhallari që luan me fanellën e Tiranës. Mbrojtësi luan prej vitit 2011 te bardheblutë, duke qenë lojtari me më shumë ndeshje tek ekipi i Tiranës.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Ngriti trofeun e kampionit si kapiten i Tiranës, Hoxhallari: 12 vite super, shpresoj që ekipi që po lë pas të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook