Lagjja e ‘spiunoi’, 17-vjeçarit në Tiranë i gjejnë të fshehur kallashin dhe municionet luftarake, e pësojnë dhe dy të tjerë për moskallëzim krimi

2b017f2a F5fa 4398 B9bc B870571252e8

Policia e Tiranës ka shfrytëzuar denoncimin e bërë nga qytetarët për të bërë të mundur sekuestrimin e një kallashnikovi dhe një sasie municioni luftarak, që posedoheshin nga një 17-vjeccar.

Arma e zjarrit u gjet e fshehur në afërsi të banesës së adoleshentit, në rrugën “Gjergj Legisi”, ndërsa në pranga përfunduan edhe dy persona të tjerë për moskallëzim të krimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon bashkëpunimi me qytetarët, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Falë këtij bashkëpunimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, procedohet penalisht 17-vjeçari që i kishte fshehur në rrugë, afër banesës së tij.

Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara falë bashkëpunimit me qytetarët, se në rrugën “Gjergj Legisi”, një shtetas kishte fshehur armë zjarri afër banesës së tij, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll të befasishëm në adresën e dhënë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të kësaj banese, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur mes shkurreve, një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin R. R., 17 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit B. K., 40 vjeç dhe I. Z., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evidentojnë.

Lagjja e ‘spiunoi’, 17-vjeçarit në Tiranë i gjejnë të fshehur kallashin dhe municionet luftarake, e pësojnë dhe dy të tjerë për moskallëzim krimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook