PD mblodhi dy herë firmat për hetimin e investimeve strategjike, PS e rrëzon sërish në Konferencën e Kryetarëve

Pd

Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e grupit parlamentar të PD, për Komision Hetimor për Investimet Strategjike. Burime brenda Konferencës së Kryetarëve, kanë bërë me dije se është votuar kundër kërkesës së Grupit Parlamentar të PD, për ngritjen e  Komision Hetimor për Investimet Strategjike.

Lajmi është bërë me dije për “BalkanWeb” nga gazetarin Osman Stafa.

Kujtojmë se grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në vend.

Por nisma mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma. Por më pas u shtuan edhe firmat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

PD mblodhi dy herë firmat për hetimin e investimeve strategjike, PS e rrëzon sërish në Konferencën e Kryetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook