Video/ “Që kur erdhi ‘Vetëvendosja’ në pushtet…”! Rama batuta me Albin Kurtin: Keni zvogëluar shkronjat, besoj për kursim letre

Mbledhja E Dy Qeverive Shqiperi Kosove (5)

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me homologun kosovar, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së përbashkët dy qeverive në Kosovë.

Rama teksa ka marrë në dorë një dokument të marrëveshjeve mes dy vendeve, ka theksuar se qëkur qeveria e Kurtit është në pushtet dhe konkretisht “Vetëvendosja” ka zvogëluar germat për të kursyer letër.

“Mbledhje pune jemi na lejohen edhe vërejtje. Që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë këto gërmat janë zvogëluar, besoj për kursim letre.

Sepse është fakt i njohur që Vetëvendosja është një forcë shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore dhe tani me ndihmën e durimit tuaj po kërkoj pikën ku marrëveshja e bashkëpunimit për pranimin e studentëve në Shqipëri dhe Kosovë është një marrëveshje që merr rrugën sot”, tha Rama teksa ka ngjallur të qeshura në sallë.

Arena e Lajmit

Video/ “Që kur erdhi ‘Vetëvendosja’ në pushtet…”! Rama batuta me Albin Kurtin: Keni zvogëluar shkronjat, besoj për kursim letre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook