Britania është përballë një krize për mungesë të patateve, kjo për shkak thatësirës dhe motit ekstrem të nxehtë.
Alarmi është ngritur nga fermerët në vend. Patatet, qepët, karotat dhe kulturat e maruleve po vuajnë të gjitha nga periudha e zgjatur e motit të thatë që çon në rendimente më të vogla të prodhimit të këtyre produkteve.
Kjo do të thotë që në muajt e ardhshëm, Britania do të vuajë nga mungesa e patateve të skuqura.
Ato kultura që janë tashmë në tokë janë prekur nga thatësira e cila është përkeqësuar dhe nga vendimet e autoriteteve që kanë kufizuar dhe ujitjen e tokave të mbjella.
Por fermerët po mbjellin gjithashtu më pak për korrjen e ardhshme të perimeve dimërore, pjesërisht për shkak të motit, por edhe për shkak se kostot në rritje të prodhimit, duke përfshirë faturat e energjisë, transportin dhe paketimin, po e bëjnë më pak fitimprurëse si biznes.
Disa pjesë të Britanisë së Madhe janë më keq se të tjerat. Prodhimi i Skocisë ka të ngjarë të jetë më pak i prekur, sepse, thjesht, bie më shumë shi, por jugu dhe lindja e vendit kanë parë muaj me reshje më të ulëta se mesatarja, në disa zona nuk ka pasur asnjë mm reshje të konsiderueshme që nga një fundjavë në prill.