Triumfi me Realin në Ligën e Kampionëve përballë Liverpulit në finalen e luajtur në Paris, ë bën Ançelotin trajnerin më të madh të këtij kompeticioni, me 4 të fituara si trajner, si asnjë tjetër më parë.
Në plot 179 sfida duke drejtuar ekipe në këtë kompeticion, italiani ka rritur plot 5 finale, nga të cilat, siç e përmendëm dhe më sipër ka fituar plot 4. Vlen të theksohen dhe dy të fituarat si lojtar, duke e bërë atë me 6 të tillë.
Në vitin 2013, Ançeloti erdhi për herë të parë për të drejtuar Realin e Madridit dhe në sezonin e tij debutues, i dha “Galaktikëve” trofeun e 10 të Champions-it. Në vitin 2021 ai u rikthye me këtë skuadër, ku sërish në vitin e parë përsëriti historinë e 8 viteve më parë.
Por jo vetëm në Champions. Gjithashtu “Don Karlo” është trajneri i vetëm në histori që ka triumfuar në 5 ligat më të forta europiane (Seria A, Premier Ligë, Ligue 1, Bundesliga dhe La Liga).
Figura e tij flet vetë. Karlo Ançeloti është padyshim protagonisti absolut i historisë së futbollit.
Arena e Lajmit
Loading…