Humbi një tjetër finale, Jurgen Klop karikon tifozët e Liverpulit: Rezervoni hotelet në Stamboll

Jurgen Klop humbi finalen e tretë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, nga katër të arritura. Gjithsesi duket se kjo gjë nuk ia ka ulur moralin gjermanit, por e kundërta, ai është karikuar dhe më shumë dhe ka bërë të njëjtën gjë dhe për tifozët.

klop

Në prononcimin e tij pas sfidës, ai u shpreh: “Ku është finalja vitin tjetër? Në Stamboll? Rezervoni hotelet”.

Më pas ai shtoi: “E kam thënë dhe pas finales së Ligës së Europës dhe pas asaj të Champions-it në Kiev, nuk është aspak keq të arrish deri në finale. Është një tip suksesi, jo ai lloji suksesi që kërkon, por kam një parandjenjë të fortë që do të vijmë sërish. Ne do të kemi një grup mahnitës sezonin e ardhshëm. Ne do ta arrijmë sërish”, ishin fjalët e Klop.

Arena e Lajmit


Loading…

Humbi një tjetër finale, Jurgen Klop karikon tifozët e Liverpulit: Rezervoni hotelet në Stamboll

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook