Presidenti i Realit, Florentino Perez duket se dëshiron ta festojë suksesin e Realit të tij në finalen e Championsit ndaj Liverpulit, ku “Los Blancos” fituan për herë të 14-të këtë trofe me një goditje të madhe, ku i përzgjedhuri i tij duket të jetë mesfushori i Monakos, Aurelien Tshuameni.
Sipas raportimeve nga “Sport”, 22-vjeçari pritet të jetë transferimi I parë I Realit në këtë merkato, me madrilenët që shpresojnë ta zyrtarizojnë transferimin tij në ditët në vazhdim pasi të kenë arritur marrëveshjen me skuadrën e Monakos për një shumë rreth 70 milionë euro.
Tshuameni do të vendosej kështu në urdhrat e Ançelotit, për t’i mundësuar teknikut italian një skuadër me më shumë element me kualitet për sezonin e ardhshëm.
Arena e Lajmit
Loading…