Mane drejt largimit nga skuadra, Liverpuli gjen zëvendësuesin e tij te Barcelona

Liverpuli duket se e ka lënë menjëherë pas krahëve zhgënjimin në finalen e Championsit ku u mposht nga Reali I Madridit  dhe ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku një nga afrimet e mundshme mund të jetë edhe sulmuesi i Barcelonës, Ousman Dembele.

DEMBELE

Sipas raportimeve nga “Goal”, Liverpul ka kontaktuar në ditën e sotme me agjentin e futbollistit për t’i ofruar atij mundësinë e transferimit në Premier Ligë, me sulmuesin që është në përfundim të kontratës me Barcelonën dhe pritet të largohet me parametra 0 nga katalanasit.

Ky interesim i “The Reds” për sulmuesin shihet dhe si një sinjal për largimin e Sadio Mane nga skuadra, me 25-vjeçarin francez që pritet të zërë vendin e tij në sulmin me Salah dhe Diaz.

Arena e Lajmit


Loading…

Mane drejt largimit nga skuadra, Liverpuli gjen zëvendësuesin e tij te Barcelona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook