Fotot nga paparazzi/ “Të zhveshur” nga kostumi i politikanit, ja zyrtarët që ndoqën live finalen e Ligës së Konferencës

Finalja e Ligës së Konferencës e ka shndërruar Tiranën në kryeqytetin e Europës. Mbrëmjen e së mërkurës ka bërë bashkë disa nga yjet botërore të sportit, artit, kulturës, për të ndjekur eventin sportiv. Por teksa në vendin tonë “zbarkuan” disa nga VIP-at ndërkombëtarë, në skenë dolën edhe disa personazhe që rrallë jemi mësuar t’i shohim jashtë axhendës së tyre të përditshme.

Pati nga ata që lanë kostumin zyrtar në shtëpi dhe u shfaqën sportivë, ashtu siç pati edhe nga ata që nuk e “zhveshën” pamjen prej zyrtari edhe në këtë event sportiv. Veç emrave të njohur të politikës, në ndeshje ishin edhe zyrtarë të lartë, ish-politikanë dhe artistë, që nuk mundën t’i shpëtonin objektivit të paparacit tonë.

Gramoz Ruçi, në stadium me të birin

Qëkur hoqi dorë nga mandati i tij në prill të vitit të shkuar, Gramoz Ruçi shfaqej rrallë e më rrallë në media. IshKryeparlamentari kishte zgjedhur një profil të ulët në media, duke dalë publikisht vetëm në Asamblenë e PS-së. Por duket se një ndeshje e kësaj rëndësie, nuk mund ta humbiste. Si një tifoz i vërtetë, ai është shfaqur në stadium konform të gjitha rregullave dhe orarit të caktuar.

Ai ka zgjedhur që ndeshjen ta ndjekë së bashku me të birin, Ledio. Ndonëse “në pension” nga politika, Ruçi mbetet ndër emrat më të lakuar të vendit tonë, aq sa për të pasur një biletë për ndeshjen e famshme. Si një personalitet i këtij vendi, por edhe si një sportdashës, ai nuk kishte se si t’i mungonte kësaj finaleje të madhe.

Vangjush Dako, “non grata” edhe në ndeshje

Ish-kryebashkiaku i Durrësit ka qenë ndër personat që është fotografuar jashtë stadiumit “Air Albania”. Gjithçka dukej si normale për të, deri kur ai nuk është lejuar të hyjë brenda. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por Vangjush Dako ka kaluar disa minuta teksa priste te hyrja e stadiumit. Disa herë ai ka komunikuar me stafin, duke u shpjeguar.

Madje Dako është parë që i kalon telefonin e tij punonjësit, që duket se nuk e ka pasur ndër mend ta fusë brenda. Nëse do të përdornim nota humori, do ta quanim “non grata” edhe në stadium Dakon, përveçse në SHBA, për të gjithë situatën e vështirë që kaloi jashtë “Air Albani”, pak minuta para se ndeshja të fillonte.

Gledis Nano “zhvesh” kostumin e kryepolicit

Ditë të ngarkuara këto për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon. Pas aksionit të famshëm “Golden Bullet”, Nano duket se gjen kohë edhe për evenimentet. Ai është fotografuar teksa po hynte në stadium, pak para nisjes së ndeshjes. Teksa ishim mësuar ta shihnim ditët e fundit me uniformën e tij zyrtare, këtë herë ai ka ardhur formal.

I veshur me kostum bezhë, ai ka bërë një pjesë të rrugës me babain e kapitenit legjendar të Kombëtares sonë, Lorik Cana. Duket se ky është ndër ato aktivitete që Nano i ndjek live, por jo si kryepolic, por si sportdashës.

Kryeprokurori Çela nuk e heq kostumin e zi

Daljet e tij në media janë të rralla dhe temat nënkuptohen kur flasim për Kryeprokurorin. Olsian Çela është ndër personazhet që daljet në pjesën rozë të lajmeve i ka të rralla, për të mos thënë asnjëherë. Por një eveniment i këtij niveli nuk kishte se si mos të nxirrte në pah edhe anën e tij sportdashëse.

Kryeprokurori i vendit është shfaqur si gjithnjë veshur me kostumin e tij të zi, ndonëse këtë herë ishte i qeshur dhe dukej i relaksuar, duke shijuar atmosferën. Çela është shfaqur në shoqërinë e miqve të tij, para se të futej në stadium, ku ka kaluar disa momente bisede me ta. I shkujdesur dhe i buzëqeshur, Kryeprokurori dukej larg rutinës së tij të përditshme, si një ndër drejtuesit më të rëndësishëm në vendin tonë.

Endri Fuga si nuk e kemi parë asnjëherë

Nuk kishte sesi të mungonte në evenimentin e rëndësishëm sportive edhe Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga. Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë brenda kostumit të zyrtarit, teksa shfaqet krah kryeministrit Rama. Por duket se kjo ngjarje e rëndësishme e ka bërë edhe Fugën që t’i largohet disi ‘zakonit’ për veshjen e tij serioze.

I veshur sportive, me T-shirt dhe atlete, ai është fotografuar teksa shoqërohej nga nën-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku. Dy miqtë e kanë bërë bashkë rrugën deri tek stadium, duke pasur kështu mundësinë edhe të shkëmbejnë biseda sporadike. Në rrjetet e tij sociale, Fuga ka preferuar mos të ndajë foto në rrjetet e tij sociale, nga ndeshja, të cilën e ka shijuar në shoqërinë e miqvë të tij më të afërt.


Loading…

Fotot nga paparazzi/ “Të zhveshur” nga kostumi i politikanit, ja zyrtarët që ndoqën live finalen e Ligës së Konferencës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook