“Në të s*mës, do ia bëj copë makinën e blinduar”, kush janë dy vëllezërit italianë që punonin për Elvis Demçen, shqiptarin që donte të vriste prokurorë e gjyqtarë (Përgjimet)

640 0 629dc8e813ffd 500x274

Rikthehet sërish në vëmendje emri i shqiptarit Elvis Demçe, i cilësuar si bosi i drogës në Itali. Mediat italiane raportojnë se dy vëllezër italianë të cilët janë dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Willy Monteiro Duarte, mësohet se pjesë e bandës famëkeqe të Demçe.

Ky i fundit cilësohet nga policia italiane si një nga emrat më të frikshëm të botës së krimit shqiptar që vepron në Romë, ndërsa thuhet se po planifikonte që të vriste prokurorë dhe gjyqtarë italianë. Kjo doli falë disa përgjimeve të kryera. Më 17 shkurt, Repubblica zbuloi planin e Demçes për të vrarë dy magjistratë romanë. Në përgjime ai e krahasonte veten me Escobar.

Tashmë shqiptari ndodhet në burg për trafik droge, ndërsa kishte si qëllim që të dominonte tregun e lëndëve narkotike në kryeqytetin italian. “Corriere”, shkruan se Elvis Demçe informohet mbi një hetim të nisur ndaj tij dhe bandës së tij dhe sipas përgjimeve flet me një nga shokët duke shtuar se; “i njoh këta spiunët e ndyrë’.

“E shtuna është festa ime.. çfarë po më bën dhuratë?” pyet një bashkëpunëtor Demçen, duke aluduar me planin e eliminimit të “Prokurorit që e sheh të vdekur”. Po ashtu në bisedë flitet dhe për pistoletën dhe automatikun që do të shërbenin për krimin, shkruajnë mediat italiane.
“Në të sëmës me gjithë makinën e blinduar, ia bëj copë”. “A kanë vrarë ndonjëherë një prokuror? A janë të shoqëruar? Dua që ta vras,”- shprehet një nga bashkëpunëtorët e shqiptarit. Demçe, pasi ka rënë dakord shprehet: Po përpiqen të na shkatërrojnë rrethin!

Ai propozon dhe një tjetër alternativë; Të punësojmë një prostitutë për të xhiruar një video komprometuese me të cilën do ta shantazhojmë. Këtyre për t’iu bërë keq më shumë se t’i qëllosh, bëji ndonjë video ose mbaj diçka për t’i kapur për ko*esh,”– shton ai në bisedat e zbardhura.

Arena e Lajmit

“Në të s*mës, do ia bëj copë makinën e blinduar”, kush janë dy vëllezërit italianë që punonin për Elvis Demçen, shqiptarin që donte të vriste prokurorë e gjyqtarë (Përgjimet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook