Triumfi i Romës në finalen e Ligës së Konferencës përballë dfejnordit duket se është bërë një kujtim i pamundur për t’u harruar nga Zhoze Murinjo.
Këtë gjë ai e ka treguar me anë të një postimi në Instagram, ku me një mesazh prekës, lë të hapur dhe mundësinë për t’u larguar nga Roma.
“Kujtimet qëndrojnë gjithmonë dhe historia nuk mund të fshihet Për mua këto kanë qenë emocione të paharrueshme, por duhet të mendoj ‘çfarë vjen më pas’… Përpara kësaj, unë dua t’i përqafojë të gjithë. Dua t’i përgëzojë lojtarët e mi, që të gjithë, që nga Rui që ka luajtur 54 ndeshje e deri te Pietro që nuk ka luajtur asnjë minutë. Por në këtë skuadër të gjithë kanë luajtur çdo minutë, në çdo ndeshje, kjo është ajo që Ainshtaijnët e futbollit nuk kuptojnë dhe më vjen keq për ta. Futbolli është çfarë shikon dhe çfarë nuk shikon, futbolli nuk luhet nga 11, luhet nga shumë e shumë të tjerë… Një ditë unë do të largohem nga Roma, ky është ligji i futbollit…”, vazhdon Murinjo.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…