Harta e re gjyqësore, Berisha: Në kundërshtim me Kushtetutën! Asnjë vend tjetër s’ka guxuar të shkatërrojë sistemin e drejtësisë

Berisha

Harta e re Gjyqësore, Ligji i Fiskalizimit dhe ndryshimet ne Ligjin për Tatimet mbi të ardhurat, janë sot pjesë e ‘menusë’ në Tryezën e PD me profesionistët e drejtësisë. Në këtë takim i pranishëm është edhe kryetari i PD, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

“Harta e re gjyqësore që vjen në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, ligji për organizmin e drejtësisë , është kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli Reforma e Drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Shqipëria kaloi në një proces unik në planetin tokë, asnjë vend , asnjë komb asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemin e drejtësisë…Për arsye të caktuara fusha ta caktuara janë të detyruara të respektojnë Konventën”, tha Berisha.

Sakaq në këtë tryezë do të japin argumentet e tyre specialistë të profesioneve të lira të lidhur në mënyrë direkte apo indirekte me Sistemin Gjyqësor.

Në tryezë pritet të diskutojnë avokatë nga Dhomat e Avokatisë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë, Lorval Petani, Genc Gjokutaj, Ankelita Çela, Arben Lena, Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetësuesve Drita Avdyli, Ylli Manjani avokat, nga Dhoma e Avokatisë në Tiranë. Organizatorja e tryezës, Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja thekson se “Objekti i takimit janë diskutime dhe propozime nga profesionistë të fushës mbi sfidat në Sistemin e Drejtësisë si dhe ndikimi i hartës së re gjyqësore, ligji i fiskalizimit dhe ndryshimet e ligjit per Tatimin mbi Te Ardhurat në profesionet e lira. Po kështu janë të mirëpritur gjithë idetë dhe propozimet për zgjidhjen e këtij ngërçi me pasoja direkte në gjithë sektorët jetikë të vendit”, shprehet Adriana Kalaja.

Harta e re gjyqësore, Berisha: Në kundërshtim me Kushtetutën! Asnjë vend tjetër s’ka guxuar të shkatërrojë sistemin e drejtësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook