Faqja zyrtare e Ligës së Kampioneve ka publikuar formacionin më të mirë për sezonin ku Reali dominon me 3 lojtar nga 11-shi i përzgjedhur,ku përzgjedhja e tyre është realizuar në bazë të një sistemi pikësh të vendosur nga UEFA në bazë të paraqitjeve në fushë, golave të shënuar dhe asistimeve.
Njeriu i ndeshjes në finalen ndaj Liverpulit, Tibo Kurtua është zgjedhur si portieri më i mirë, me mbrojtjen para tij që formohet nga shoku i skudrës Militao, Zhoao Kanseelo i Sitit si dhe mbrojtësi i Atletikos, Reinildo.
Mesfusha është e përshtatur me lojtar sulmues ku katër më të mirët janë Salah, Marez, Sane dhe Danzhuma i Vijarealit.
Treshja e sulmit përbëhet nga Haller i Ajaksit, Levandovski dhe 5-herë fituesi i Champions Ligës, Karim Benzema.
Big points this season. Which players did your team proud? 👏@PlayStationEU | #UCLTOTS | #UCL pic.twitter.com/H8hTrQbaPu
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 29, 2022
Arena e Lajmit
Loading…