“Kemi një hesap për të larë”. Ky ishte postimi i Mohamed Salah pak minuta pasi Real Madrid siguroi vendin në finalen e Ligës së Kampioneve për t’u përballur me Liverpulin e egjiptianit. Futbollisti nëpërmjet rrjeteve sociale ndezi tifozerinë duke i kujtuar finalen e humbur pak vite më parë.
Por fati nuk ishte me Salah as këtë radhë dhe në natën e 28 majit, Liverpuli u mund përsëri nga Real Madrid duke parë t’i ikte nga duart trofeu i lakmuar. Një zhgënjim për të kuqtë, por edhe një mësim për Salah, siç ka kujtuar ish-sulmuesi francez, Tierri Henri, i cili nuk ka kursyer thumbimet për egjiptianin.
“Unë them gjithmonë që të mos flasësh para një finaleje. Nëse do të kishte mundur Realin, atëherë mund të kishte thënë që ishte një hakmarrje. Por nëse flet më para një finaleje, atëherë duhet ta fitosh”, tha legjenda franceze.
Arena e Lajmit
Loading…