Fotot nga paparazzi/ Armando Dukën “s’e lë barku” të zbresë nga makina

Të rralla janë rastet kur kreu i Federatës së Futbollit bëhet pjesë e jetës sociale të kryeqytetit. Betimi i Presidentit bëri që edhe Duka të shfaqet në aktivitet. Paparaci ynë ka mundur të fotografojë Armando Dukën, teksa ai zbret nga makina e tij luksoze.

Ndoshta për shkak të peshës, Duka ka hasur në pak vështirësi për të zbritur. Me pak ‘siklet’ kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbritur nga mjeti i tij, për t;ju drejtuar vendit ku po mbahej event. Ai ka zgjedhur të mbërrijë krejt i vetëm, duke mos marrë me vete as bashkëshorten dhe as mik apo kolegë të tij. Pasi zbret nga makina, ai i drejtohet turmës, duke preferuar që të pakta ti ketë kontaktet me njërëzit.

Ndoshta kjo edhe për konfliktin që ai krijoi pak muaj më parë, teksa në FSHF ishin zgjedhjet për presidentin e ri. Edhe pse ia doli të marrë mandatin e 6-të, nuk janë të pakta pakënaqësitë që ai krijoi.

Fotot nga paparazzi/ Armando Dukën “s’e lë barku” të zbresë nga makina

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook