“Islanda dhe Izraeli do të na kenë frikë”, Hysaj: Jemi grup që luajmë mirë futboll, të përsërisim Maqedoninë e Veriut

Elseid Hysaj është pjesë e Kombëtares që prej vitit 2013. Mbrojtësi i cili aktivizohet në Serinë A te Lacio, është optimist dhe beson shumë te ky grup lojtarësh. Në një prononcim të dhënë se fundmi, 28-vjeçari, foli për 2 sfidat e Ligës së Kombeve, që Shqipëria do të luaj ndaj Islandës dhe Izraelit, teksa u shpreh:

hysaj

“Të gjithë ndihemi mirë, kemi pasur 2-3 ditë pushim të gjithë lojtarët, se jemi në fund të kampionateve, të gjithë çunat i pashë mirë, besoj që jemi gati.

Me të vërtet janë ndeshje të rëndësishme, duhet të jemi të përqendruar, të vazhdojmë punën që lamë me Gjeorgjinë dhe Spanjën, të vazhdojmë kështu, sepse me të vërtetë jemi rritur shumë kemi besim në veten tonë, që mund të bëjmë mirë në të dyja ndeshjet.

Islanda është një skuadër shumë agresive që vrapon shumë, gjithashtu Izraeli është një skuadër mjaft e mirë nga ana taktike. Besoj se ata do na kenë frikë neve, sepse jemi një skuadër që kemi bërë një grup të mirë dhe po luajmë mirë futboll.

6 pikë do të ishin gjëra më e mirë në 2 ndeshjet e ardhshme. Të gjithë çunat e dinë këtë gjë dhe më të vërtet i shikoj të përqendruar për të dhënë maksimumin. Nëpërmjet Ligës së Kombeve, mund të shkojmë në grupet e Europianit, siç bëri Maqedonia e Veriut”, deklaroi Hysaj për “TV Klan”.

Arena e Lajmit


Loading…

“Islanda dhe Izraeli do të na kenë frikë”, Hysaj: Jemi grup që luajmë mirë futboll, të përsërisim Maqedoninë e Veriut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook