“Banditë të rrezikshëm dhe në kërkim për vrasjen e oficerit”, arrestohen dy shqiptarë në Greqi. A janë porositësit e ekzekutimit të Artan Cukut?

61ec4685200000d7b28d8546

Policia greke ka arrestuar dy persona, që ishin në kërkim për vrasjen e një oficeri policie në prill të 2017-ës. Kjo periudhë përkon me vrasjen e komisarit Artan Cukut.

Në pranga kanë rënë dy shqiptarë, një 42 vjeçar dhe një 38-vjeçar. Operacioni i policisë greke u zhvillua në Glifadha të Athinës. Ata akuzohen si te përfshirë në një ngjarje në 22 janar 2022 në Voula, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta. Pas disa muaj hetimesh janë identifikuar 3 nga autorët, dy prej të cilëve rezultojnë të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e policit ndërsa një tjetër rezulton në burg për krime të tjera.

Mësohet se një prej tre të identifikuarve si autorë, rezulton i mbrojtur nga një nga avokatët me më emër në Greqi. Policia bën me dije se në ngjarjen në Voula morën pjesë 6 persona. 4 mbërriten në vendngjarje me një fuoristrade me targa bullgare dhe një mjet tjetër ndërsa dy të tjerë ndodheshin jashtë furrës së bukës. Burime bëjnë me dije se disa prej personave të përfshirë në ngjarjen në Voula rezultojnë me precedentë për grabitje dhe ngjarje të tjera të përgjakshme në Greqi.

Kujtojmë se për vrasjen e Çukut, më 8 prill të 2017-ës pranë banesës së tij në rrugën e Kosovarëve, akuzohen si porositës Bledar Jambelli dhe Shpëtim Leci. Ata akuzohen se kanë paguar Mikel Shallarin për vrasjen e Cukut, krim për të cilin Shallari është arrestuar.

Arena e Lajmit

“Banditë të rrezikshëm dhe në kërkim për vrasjen e oficerit”, arrestohen dy shqiptarë në Greqi. A janë porositësit e ekzekutimit të Artan Cukut?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook