Deklarata e Artan Lames, Berisha: Zbuloi projektin, qeveria do përvetësojë pronat e shqiptarëve! Kadastra s’ka asnjë problem

Efewgre

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha këtë pasdite se qeveritarët ditën dhe natën vetëm falsifikojnë, djegin dhe shkatërrojnë dokumente.

Berisha komentoi deklaratën e kreut të Kadastrës Artan Lame, i cili tha se ka probleme në zonat në zhvillim e sipër.

Sipas Berishës, Lame tregoi qartë projektin e qeverisë për të vjedhur dhe faktoi se është kriminel i përmasave të paimagjinueshme.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se në vitin 2013 në Kadastrën e Tiranës është lënë çdo gjë e digjitalizuar.

Sakaq, kreu i PD deklaroi se Lame e tha hapur se kanë një projekt për të përvetësuar pronat e shqiptarëve.

“Para tre ditësh doli shefi i kadastrës Artan Lame në televizion. Renditi me dhjetëra probleme me të cilat tregonte se kadastra nuk ekziston më, se tapitë fabrikohen te Rruga e Kavajës. Në Kadastrën e Tiranës në 2013 çdo gjë në mënyrë absolute është lënë e digjitalizuar dhe ai me atë dëshmi që ka bërë, ka faktuar se është një kriminel i përmasave të paimagjinueshme. Zbuloi një projekt të këtyre hajdutëve në pushtet për tu vërsulur mbi pronat e qytetarëve shqiptarë, por jo, arkiva digjitale është intakte. E certifikuar nga BB si një nga veprimtaritë më të suksesshme dhe është bërë në fakt nga një grup IT shqiptar. Fatmirësisht miqtë e mi ai kishte në epiqendër kadastrën e Tiranës, ai projekt. Nuk është e gjithë Shqipëria, kto, është gjithçka digjitale. Artan Lame tregoi projektin që kanë për të përvetësuar pronat e shqiptarëve. Probleme të mëdha tha ka në zonat në zhvillim e sipër. Asnjë problem nuk ka Kadastra ju garantoj me përgjegjësi të plotë, përveç problemit që qeveritarët duan të vjedhin. Filluan me djegien e dokumenteve në Sarandë, prisni kur të vazhdojë në të gjithë bregun.”, tha Berisha.

Deklarata e Artan Lames, Berisha: Zbuloi projektin, qeveria do përvetësojë pronat e shqiptarëve! Kadastra s’ka asnjë problem

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook