Ka ardhur koha të mendojmë për sezonin e ardhshëm, atë që do të na lejojë të veshim buza shumë të shkurtra, pantallona fluide dhe këmisha të sofistikuara. Por edhe me bluzë sportive, sandale shumë të larta dhe dekolte sensuale. Zbuloni më poshtë përzgjedhjen tonë të veshjeve, si dhe tendencat dhe gjërat e domosdoshme të sezonit pranverë-verë 2022 përpara se të bëni blerjet tuaja të ardhshme.
Pantallona të shkurtra elegante dhe këmishë oversize
Pantallonat e shkurtra janë kthyer në modë: jo vetëm modelet për të praktikuar joga apo në versionin e veshjeve të plazhit, por edhe prerje elegante, të cilat janë versioni “i shkurtër” i pantallonave klasike.
Fustani me shpinë të zbuluar
Sensualiteti zbulohet përmes dekoltesë së gjerë që tregon të pasmet. Jo sytjena, por lëkurë të zhveshur nga supet deri te beli ose pak më shumë. Efektin surprizë e jep kontrasti: përpara fustani është i mbyllur ndërsa pjesa e pasme i lë shumë pak vend imagjinatës…!
Këmishë mëndafshi, pantallona elegante dhe sandale të trasha
Rinovohet look-u i zyrës: lamtumirë xhaketës klasike dhe kostumit të pantallonave (të cilat do t’i gjejmë sërish në shtator në versionin e përshtatur) për t’i lënë vend një këmishe mëndafshi me ngjyrë, pantallona elegante fluide dhe sandale të trasha. Një pamje e rehatshme shik për t’u adoptuar menjëherë.
Xhinse bermude, bluze grafike dhe xhaketë sportive
Ideja është të merrni një palë xhinse të vjetra dhe t’i ricikloni ato, duke prerë pantallonat. Kështu lindin xhinset bermuda, për t’u veshur me bluzën tuaj të preferuar grafike (ndoshta vintage apo nga koncerti i fundit që keni marrë pjesë) dhe një xhaketë sportive të thjeshtë mashkullore. Atletet janë të pashmangshme.
Xhinse dhe bluzë
Këto përbëjnë veshjen më cool të verës. Jemi të sigurt se ky kombinim i rastësishëm nuk do t’ju braktisë për pjesën tjetër të vitit.
Fanellë e koordinuar
Trikotazhi i plotë konfirmohet edhe për verën e ardhshme, i përbërë nga një fund i gjatë dhe sytjena. Ju këshillojmë të zgjidhni një ngjyrë natyrale./ BURIMI PSIKOLOGJIA