Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar sot për një video të bërë publike ku ai duket në Disneyland në Paris ditën kur Komisioni i Rithemelimit mblodhi Kuvendin Kombëtar për të zgjedhur 150 anëtarët e Këshillit.
Ai thotë se zgjodhi të argëtojë të bijën fundjavën e kaluar, kur Berisha po argëtonte veten me mbledhjen e Kuvendit.
Reagimi i Gjekmarkajt
Po e vërtetë, më daten 30 Prill fiks, kur po bëhej Kongres për të argëtuar Doktorin mora rrugën për Paris që të argetoja fëmijen tim. Isha në Disneyland me time bije dhe nuk po gënjeja njeri siç bën almisja apo hallati mediatik i Doktorit çdo ditë. Duhet ta perseris me paratë e mia, me pak shtrengim po të miat, asgjë nga Gerdeci, as nga ndërtimet te ish kompleksi “Partizani”! Mu duk më e arsyeshme dhe më e ndershme kjo zgjidhje. Po të ishte kongresi i demokratëve do kisha ndenjur se ka mbi 10 vjet që ju dal për zot publikisht interesave të tyre, por qe kongresi i familjes Berisha të cilet për fat të keq e per dhimbjen time u rrezuan të dy duke rendur drejt pushtetit. Demokratet nuk janë dele dhe ata nuk po kerkojnë një bari. Ata e kanë partinë në krize sepse dikush me ta do të sillet si bari që bën ç’te dojë me delet e veta.
Se kam ndjekur nga pas kurrë djalin e Doktorit as të dashuren e tij në Amerike kur dikur shkonin, as në Europe ku mund të shkojnë tani por syri i djalit më ndjek mua dhe mirë bën! Ta bëjë prapë edhe kur të bëjë Doktori kuvendin tjeter siç bëri me këtë, duke rrasur familjen dhe kusherinjtë në keshill kombetar të partisë pronë që po krijon. Duket sikur politika dhe demokracia janë zeje e katundit të vet. Atë ditë do jem në “Luna park” në Romë! Merzia që shumica e grupit parlamentar e refuzoi 30 Prillin duke e lënë vetem me trupen humbese të 2013 dhe patetiken e tyre bolshevike s’i ka ikur ende.
Dhe po të mendosh që ata atë moment luanin futboll, hanin dreke, flinin gjumë kur Doktori bënte Show-un e tij per hallin e tij duke njollosur historinë e një partie që lindi si pro perendimore. Unë e zgjidha me udhetim. Nuk jam “deputet terreni” shpikje e re kjo, as “kryetar koperative” as Lej Fen, as hipokrit banal që bën kinse, i denjë per levdimet e Ramazon Dacit të dalë nga qilaret e Komitetit Qendror, as per shikimin e ëmbel të syrit të evlatit të Doktorit në hall. Teknika e agjit propit komunist është e vetmja menyrë që di Doktori! Pra ajo që është normale të duket faj! hahahhahah. Nëse një deputet zihet duke bërë shurren të shpallet armik ose të thuhet uaaaa deputeti bëri çiçin, nëse e bën në breke kur flet Doktori të shpallet trim e zefir i revolucionit që po vjen. Të fala nga Parisi more qerratenj.