VIDEO/ Me makinën e ngarkuar me 128 kg marijuanë, shqiptarët tentojnë arratisjen por kapen nga policia greke në Artë

Cfbcb917 278f 4e8d 96b7 Da2f4b5d4c4c (1)

Policia greke ka ndjekur një automjet që vinte nga kufiri shqiptaro-grek, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Forcat greke kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit pas disa kilometrash në zonën e qytetit të Artës. Brenda mjetit janë gjetur 68 pako që përmbanin 128.5 kg marijuanë.

Operacioni ka ndodhur në rrugën “Ionia”  dhe në pranga janë vënë dy shqiptarë. Në posedim të njërit prej tyre u gjet edhe një kartë identiteti greke false, ndërkohë që ndaj tij ishte vendosur masa e ndalimit të hyrjes në shtetin grek

Ajo që bie në sy në këtë operacion është fakti se mjeti i sekuestruar është me targa shqiptare dhe ka kaluar mendohet të ketë kaluar në mënyrë legale në pikën e kalimit kufitar, ndërsa dyshohet se droga është ngarkuar brenda tij në tokën greke.

VIDEO/ Me makinën e ngarkuar me 128 kg marijuanë, shqiptarët tentojnë arratisjen por kapen nga policia greke në Artë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook