Shqipëria U-21 do të luajë dy sfidat e fundit të kualifikueseve të Europianit më datën 7 qershor kundër Anglisë në transfertë dhe më 13 në shtëpi ndaj Kosovës.
Teksa kanë mbetur edhe 8 ditë nga takimi i parë trajneri Alban Bushi nuk e ka bërë publike akoma listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këto dy sfida.
Kombëtarja Shpresa i ka mbyllur llogaritë në grupin G, teksa renditet në vendin e katërt, ku pas tetë ndeshjeve të luajtura ka marrë 9 pikë, dy fitore me Andorrën brenda dhe jashtë dhe një me Slloveninë në shtëpi, ndërsa gjashtë sfidat e tjera janë disfata.
Ndërkohë që dy vendet e para që kalojnë edhe më tej janë Çekia me 19 pikë dhe Anglia me 16 pikë dhe dy ndeshje më pak. Në total Shqipëria U-21 ka shënuar 8 gola dhe ka pësuar 13.
Arena e Lajmit
Loading…