Takimi i qeverive Shqipëri-Kosovë, Panariti: Heqja e barrierave, bashkimi real i shqiptarëve!

Jashtem

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti, i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24 komentoi takimin e tetë të qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptare.

“Ajo që është kryesore është bashkimi real me Shqipërisë dhe Kosovës është heqja e barrierave në mënyrë që mallrat të lëvizin pa asnjë pengesë. Ky është bashkimi real i shqiptarëve duke hequr të gjitha barrierat tarifore. Mendoj që nëse ekziston vullneti ato që shkruhen në letër është që qytetarët të kenë rezultate të prekshme. Pra bizneseve u intereson të kenë një konkurrencë të ndershme. Nëse arrijmë këtë kemi arritur bashkimin”, tha ai.

Gjithashtu gjatë bisedës me gazetaren Marsela Karapanço, ai tha se fakti që dy qeveritë takohen dhe nënshkruajnë marrëveshje është fakt pozitiv.

“Qeveritë duhet të kanë në agjendë diskutimin e tyre periodik. Do të ishte një element në vazhdimësi për tu ndjekur. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavarura janë marrëdhënie vëllazërore.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Takimi i qeverive Shqipëri-Kosovë, Panariti: Heqja e barrierave, bashkimi real i shqiptarëve!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook