Ish-konkurrenti i Për’puthen, Bashkim Saiti ka habitur me deklratat e fundit ku ka folur për jetën e tij private pas ndarjes së bujshme nga Alvisa Qarri dhe trekëndëshin e famshëm të dashurisë Bora-Donald-Beatrix.
Bashkimi zhvilloi një intervistë në Instagram, përmes rubrikës që i lejon ndjekësit të drejtojnë pyetje.
Ashtu si çdo ish-konkurrent tjetër që zhvillon biseda të tilla me ndjekësit, as Bashkimi nuk iu ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me moderatoren Bora Zemani dhe historinë e saj me Donald Veshajn.
Me përgjigjet e tij, Bashkimi nuk ka preferuar të flasë, të paktën hapur, për tradhtinë e Donald Veshajt ndaj Bora Zemanit, megjithatë ai zbuloi tërthorazi se e mbështet Beatrix Ramosajn, duke e quajtur një vajzë “më të sinqertë se sa duhet.”
Ndërsa komentit të ndjekësit, i cili shkruan se Bora i përshtatej shumë në Për’puthen, ai iu përgjigj hapur: “Jo.”
Pyetje: Çfarë mendimi ke për Beatrix?
Vajzë e sinqertë, ndoshta më shumë se sa duhet.
Pyetje: E vetmja femër që të është përshtatur në Për’puthen është Bora.
“Më beso që jo”
Pyetje: Çfarë mendimi ke për rikthimin e Borës te Donaldi pas tradhtisë që i bëri ai?
“Njerëz të rritur janë,mund të merren vesh me njëri-tjetrin. Amë takon mua të flas për çështje private të të tjerëve.”
Në lidhje me jetën e tij private dhe ndarjen e bujshme nga Alvisa ai tha se nuk ka më asnjë kontakt me ish-konkurrenten, ndërsa shtoi se nuk është në një romancë për momentin.
Pyetje: A ke folur më me Alivësn?
Pyetje: A je i dashuruar?
“Unë nuk jam për momentin, Albi ishalla rehatohet pra.”
Pyetje: Kur të takoheni prapë në Për’puthen me fansa është edhe Alvisa do i flasësh?
“Sdo jemi në të njejtën puntatë.”