Gjasat për vazhdim janë të pakta, Vanoli pezull te Dinamo: Nuk kam folur ende me klubin!

Një falënderim për stafin e hotelit ku qëndroi gjatë kësaj periudhe bëri që largimi i trajnerit Rodolfo Vanoli të konsiderohet i sigurt. Italiani, në fakt, në fund të falënderimit shkruante se është një mirupafshim dhe jo një lamtumirë. Ai ndodhet në Itali aktualisht, për të pushuar pranë familjes.

VANOLI

Gjasat e rikthimit te Dinamo, duke ditur edhe mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjet, janë të pakta. Megjithatë, nuk ka një vendim zyrtar.

Vetë trajneri Rodolfo Vanoli, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, është përgjigjur shkurt: “Nuk kam folur ende me klubin”.

Një përgjigje që e lë të hapur rikthimin, por kuptohet me shanse të vogla. ‘Topi’ tashmë është në ‘fushën’ e klubit, që duhet të marrë një vendim përfundimtar.

Vanoli nënshkroi një kontratë për dy vite me Dinamon dhe shpesh në deklaratat e tij të fundit e ka thënë hapur se dëshiron ta vazhdojë projektin edhe në Kategorinë e Parë.

Pozicioni i tij mbetet pezull edhe për faktin se nuk do të jetë në stërvitje me skuadrën këto ditë. Logjikisht, trajneri është në pritje të telefonatës së klubit, që mund të jetë për vazhdimin e bashkëpunimit, por mund të jetë edhe një telefonatë lamtumire.

XHAFA DREJTON STËRVITJEN – Gjatë prezantimit të aksionerit të ri të Dinamos, Kristjan Gjidodaj, grupit të lojtarëve dhe stafit teknik iu komunikua se stërvitja do të vazhdojë deri më 15 qershor. Gazeta mëson se sot Dinamo do të drejtohet në stërvitje nga ndihmëstrajneri Erion Xhafa, pasi Vanoli ndodhet në Itali. Tani mbetet të shihet për sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje.

Së pari, duhet një vendim zyrtar për pozicionin e Vanolit dhe nëse ai largohet, duhet zgjedhur stafi i ri i bluve.

DEKLARATAT – Presidenti Adrian Bardhi ka pohuar disa herë për gazetën se është i vendosur për t’i kthyer dinjitetin Dinamos.

Ai ka pohuar se do të ndërtohet një skuadër e fortë, që të synojë jo vetëm kthimin në Superiore, por edhe Kupën e Shqipërisë. Aksioneri i ri Gjidodaj ende nuk ka folur publikisht për objektivat e tij, por kuptohet që është në një linjë me Bardhin.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Gjasat për vazhdim janë të pakta, Vanoli pezull te Dinamo: Nuk kam folur ende me klubin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook