Dyshime për spiunazh, SPAK kontrolle në banesat e ish-anëtarëve të MEK, si u zbuluan kontaktet nga telefoni i ish-muxhahedinit

Spaku

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka firmosur nëntë urdhër-kontrolle ndaj ish-anëtarëve të MEK, të cilët dyshohet për spiunazh në shërbim të regjimit iranian.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK ka kontrolluar banesat e ish-anëtarëve të MEK në zonën e “Freskut” dhe “5 Majit”, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.

Kontrollet në banesat e tyre janë kryer pas arrestimit të shtetasit iranian, Bijan Poolagrad, i cili është zbuluar se filmonte bazën e MEK, në Manzë.

Siç mëson gazetarja Lala, nga këqyrja e celularit dhe mjeteve elektronike të tij, janë zbuluar kontakte të tjera, që dyshohen gjithashtu për spiunazh.

Arena e Lajmit

Dyshime për spiunazh, SPAK kontrolle në banesat e ish-anëtarëve të MEK, si u zbuluan kontaktet nga telefoni i ish-muxhahedinit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook