Kombëtarja Kroate e Futbollit është bërë protagonistja e një episodi komik në ditën e sotme ku ka “thumbuar” publikisht në “Twitter”, Mançester Sitin dhe PSG-në.
Në postimin e publikuar shihet një “meme” në të cilën shfaqet një makinë që simbolizon zgjedhjen e dy klubeve për të mos pasur në skuadër lojtarë kroat, por t’i shpenzojnë bilionat në lojtarë të tjerë.
Ky ishte viti i 9-të radhazi që një lojtar kroat fiton Championsin me vetë Kroacinë që nuk ka nguruar të mburret me këtë fakt.
“I kërkojmë falje Sitit dhe PSG-së, por nuk mund të përmbaheshim sot.”, ishte shkruar në postimin e Kroacisë.
Apologies to @PSG_English and @ManCity – we can’t help ourselves today 🤷🏻♂️#CroatiansOnTopOfEurope #10yearsinarow pic.twitter.com/MqBz6OupJ4
— HNS (@HNS_CFF) May 29, 2022
Arena e Lajmit
Loading…