Video/ Bullgaria do heqë veton për Maqedoninë ku përfiton edhe Shqipëria? Lajmet kontradiktore nga Sofja, çfarë po ndodh para vendimit të Kuvendit

Be

Kreu i opozitës në Bullgari ish kryemnistri Bojko Borisov i GERB-it, i bëri thirrje kryeministrit Kiril Petkovit që të mos fshihet, por të paraqesë në parlament një propozim për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë veriore.

Ky qëndrim i liderit të opozitës u përshëndet nga Komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi, i cili e falenderoi Borisovin përmes një statusi në tëitter.

“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan Varhelyi.

Megjithatë lajmet nga Bullgaria nuk duken edhe aq optimiste për Maqedoninë e për rrjedhojë edhe për Shqipërinë.

Qeveria bullgare e kundërshtoi propozimin e Bojko Borisovit për të miratuar propozimin e presidencës franceze, e cila do të hapte procesin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Kjo u mësua nga një koment i shefes së shtabit dhe zëdhënëses së qeverisë Lena Borislavova tek “Dnevnik“. Ajo tha se kryeministri Kiril Petkov nuk do të tërhiqet nga formula tashmë e shpallur në mënyrë të përsëritur për vendimin e Maqedonisë – të shkojë së pari përmes komisionit parlamentar për politikë të jashtme, pastaj përmes sallës plenare, ku do të merrte mbështetje të gjerë dhe pastaj nëpërmjet Këshillit të Ministrave.

45454545545454

Video/ Bullgaria do heqë veton për Maqedoninë ku përfiton edhe Shqipëria? Lajmet kontradiktore nga Sofja, çfarë po ndodh para vendimit të Kuvendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook