Ka mbuluar gjithë trupin me tatuazhe/ Ylli i ‘Only Fans’ flet për vështirësitë që i sjell kjo në jetën seksuale

Gruaja me më shumë tatuazhe në Britani pozoi me të brendshme dhe u tha fansave të saj se “më në fund ndihet e sigurt” – pasi pranoi se tatuazhi i fundit kishte patur një ndikim të madh në jetën e saj seksuale. Vetëm ditë më parë, ylli i “OnlyFans”, Becky Holt pohoi se nuk ishte në gjendje të bënte seks me partnerin e saj, sepse pjesët intime të saj ishin të fryra pas bojës së përdorur për tatuazhin e fundit.

34-vjeçarja, e cila shpesh përshkruhet si “gruaja me më shumë tatuazhe në Britani”, fitoi famë pasi zbuloi se kishte shpenzuar 35,000 paund për të mbuluar 95% të trupit të saj me bojë. Kohët e fundit ajo bëri gjithashtu tatuazhe në vaginën e saj dhe ajo pretendon se tani ka zonën private “më të tatuazhuara” në botë . Por, edhe pse nuk i pëlqen asgjë më shumë se të bëjë tatuazhe, nëna e një fëmije, nga Cheshire, thuhet se ka kaluar një periudhë të thatë në dhomën e gjumit.

Në një video, Becky shpjegoi: “Ne nuk do të jemi në gjendje të jemi intimë derisa të shërohemi, gjë që do të jetë e vështirë për të dy ne pasi kemi një jetë seksuale shumë aktive”. Por disa ditë më vonë, ajo duket se i është kthyer normalitetit. Bomba  pozoi me të brendshme blu, të cilat i nxirrnin në mënyrë perfekte tatuazhet e saj. Ajo dukej mahnitëse teksa ndau fotot me mbi 70,000 ndjekësit e saj në Instagram. Krah fotove shkroi: “Për herë të parë pas disa vitesh ndihem përsëri rehat në lëkurën time! Më në fund ndihem e sigurt.”

Që kur ajo ndau fotot e çuditshme, shumë njerëz i kanë thënë asaj se sa “bukur” duket. Gati 5000 fansa i kanë pëlqyer fotot – dhe mbi 80 persona kanë komentuar. Një person tha: “Dhe kështu duhet të jesh. Lëkura jote është e mrekullueshme.”

Ka mbuluar gjithë trupin me tatuazhe/ Ylli i ‘Only Fans’ flet për vështirësitë që i sjell kjo në jetën seksuale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook