“Ai është majmun, por…”! Lajmi i bujshëm në Sarandë, reagon biznesi: Kiko është i familjarizuar me njerëzit, lëreni të qetë!

Majmuni

Vijon të tërheqë vëmendje majmuni “gangster” në Sarandë, i cili shpëtoi nga kafazi i një subjekti privat dhe më pas u bë “i shumëkërkuar” nga blutë e qytetit bregdetar.

Largimi i majmunit bëri jo pak bujë dhe u shpërnda rrufeshëm në rrjetet sociale, pasi u tha se ai kishte “rrahur” disa policë bashkiakë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë biznesi që ka majmunin, duke iu bërë thirrje qytetarëve që ta lënë atë të qetë, pasi është i familjarizuar me njerëzit.

“Përshëndetje të dashur miq, ky në foto është Kiko. Kiko është një majmun që ne prej vitesh e kemi, është i familjarizuar me njerëz, me njerëz që e duan dhe jo me njerëz që vrapojnë pas tij me shkopinj e gurë. Ne menduam se pas kaq vitesh në kafaz, do ishte mirë që të ishte i lirë. Nga dëshira e tij për të eksploruar vendin, ai del xhiro dhe kthehet prapë në shtëpinë e tij. Ai është majmun… po mbase nuk keni parë majmun…, por ju lutem e lini të qetë, në lirinë e tij… Ai e ka një shtëpi dhe një familje…!”, thuhet në reagimin e biznesit në Sarandë.

Arena e Lajmit

“Ai është majmun, por…”! Lajmi i bujshëm në Sarandë, reagon biznesi: Kiko është i familjarizuar me njerëzit, lëreni të qetë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook