Pavarësisht viteve të shumta artistike mbi shpatulla, ai ende mbetet një nga këngëtarët më të pëlqyer të muzikës shqiptare.
Bëhet fjalë për artistin e mirënjohur Sinan Hoxha. Më shumë se 20 vite në industrinë tonë muzikore, këngëtari akoma është shumë i angazhuar me projekte të reja dhe me koncerte kudo ku ka shqiptarë.
Sinan Hoxha është rritur pothuajse në sytë e publikut, ama nga kjo foto e rinisë së tij shumë persona nuk do të ishin të aftë ta njihnin.
Në foton e mësipërme duket autori i hitit “Sytë Blu” shumë ndryshe nga sot, me flokë të dendur të ngritura lart dhe pa mjekër.
Ju kujtojmë që projekti i fundit muzikor i publikuar nga Sinan Hoxha është kënga e titulluar “Se le baba”, e cila u bë një sensacion në rrjetet sociale, sidomos TikTok.