Isko ka përshëndetur Realin e Madridit. Mesfushori spanjoll i ka thënë lamtumirë, klubit “Los Blancos” pas 9 vitesh me një postim të publikuar në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ku ka shkruar se përpara se të transferohej te Reali kishte arritur marrëveshje me një klub tjetër, por madrilenëve nuk mund tu thuash jo:
“Kur isha te Malaga e dija se duhej të largohesha, bëra një marrëveshje me një ekip tjetër. Por më pas Reali më thirri, dhe Realit nuk mund dhe nuk duhet tu thuash jo, edhe nëse ka gjithmonë përjashtime.
Mbaj mend që u thashë prindërve të mi se Reali kishte për shumë vite pa fituar Champions, ndjeva se do të mbaronte dhe Champions-i i 10-të erdhi menjëherë. Ajo që ndodhi më pas është tashmë histori.
Nëntë vite pas ardhjes sime, aventura ime në këtë klub më ka lejuar të përmbush të gjitha ëndrrat që kisha si fëmijë përfundon. Unë do të marr gjërat pozitive me vete dhe shpresoj të bëni të njëjtën gjë!
Dua të falënderoj të gjithë ata që punuan me mua dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre.”, shkroi Isko.
30-vjeçari del lojtar i lirë pas skadencës së kontratës, teksa me fanellën e Realit të Madridit, ai ka fituar 3 La Liga, 1 Kupë të Spanjës, 3 Superkupa të Spanjës, 5 Champions, 3 Superkupa të Europës dhe 4 Botërore për Klube.
– Arena e Lajmit
Loading…